Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Roli i prindërve për planifikimin e karrierës...

Filmi

Ratrak


Lënda

Teknologji me TIK


Përgatitur nga

Dafina Lama, SH. F. "Fehmi Agani" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Roli i prindërve për planifikimin e karrierës...
Ratrak

Përshkrimi i filmit

Rrugës për në Brezovicë, dy shoqe që nga fëmijeria skijatore, kujtojnë ditët triumfuese dhe sfidat që kanë kaluar duke ushtruar këtë sport.

Njësia mësimore

—Roli i prindërve për planifikimin e karrierës bazuar në vendimmarrje

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Shkalla 3,
Klasa VI.

Kompetencat

◎  Komunikim dhe të shprehurit,
◎  Të menduarit,
◎  Të mësuarit,
◎  Për jetë, për punë dhe për mjedis,
◎  Personale.

Rezultatet e të nxënit

⦿  Diskuton për profesionet që ka më tepër interes,
⦿  Analizon dhe përdorë burime të ndryshme të informimit për karrierë,
⦿  Krijon planin e projektit përmes aktiviteteve për t’i zhvilluar shkathtësitë për karrierën e tij/saj të ardhshme.

DokuLab
Ratrak

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ratrak
Ratrak

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh (10 min.)

Mësimdhënësi/ja bën një shpjegim të shkurtër rreth bashkëpunimit prindër—mësimdhënës—nxënës dhe rolin që ka ky trekëndësh për sukseset e nxënësve. Pyetje për të hapur diskutimin me nxënësit: 

◼ A keni kërkuar ndihmë nga prindërit ndonjëherë? Nëse po, për çfarë?

◼ A keni biseduar për të ardhmen me prindërit tuaj? Nëse po, për çka?

Ndërtimi i njohurive - Punë praktike (20 min.)

Udhëzohen nxënësit të hapin fletoret e punës (faqe 90) dhe të ndjekin hapat për krijimin e planit të tyre. 

◼ Hapi i parë: Ku jam unë tani? Cilat janë shkathtësitë e mia? 

◼ Hapi i dytë: Synimi im për karrierë? Çfarë dëshironi nga puna? A keni dëshirë të fitoni shumë para? 

◼ Hapi i tretë: Veprimet që duhet ndërmerren. Listoni idetë tuaja çka ju duhet të veproni për të përmbushur synimet tuaja. 

◼ Hapi i katërt: Elementet që duhet përmirësuar në të ardhmen. Listo disa elemente që duhet t'i forconi për të arritur synimi tuaj.

Përforcimi i njohurive - Diskutim (15 min.)

Me anë të projektorit, nxënësve u shfaqet një film i shkurtër “Ratrak”. Një film frymëzues për një storie të suksesit në karrierë. Pas përfundimit të filmit, hapet diskutim me nxënësit duke u parashtruar pyetje si:

◼ Çka ju pëlqen të bëni në kohën e lirë?

◼ Çfarë ju intereson më shumë në jetë?

◼ Cilat janë aftësitë që i posedon?

◼ Në cilat gjëra je më i miri?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s