Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kultura

Filmi

The Other Profile


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Kultura
The Other Profile

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “The other profile”, flet për regjisorin francez Armel Hostiu, i cili zbulon se ka një llogari të dytë në Facebook: një Armel fallco që ka foto të vërteta të tij dhe shumë miq femra, të cilat të gjitha jetojnë në Kinsasha, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos.

Armeli i rremë (fallco) i fton ata në audicione për filmin e tij të ardhshëm, i cili supozohet se zhvillohet në Republikën Demokratike të Kongos.

Përballë pamundësisë për të mbyllur këtë llogari, regjisori, pra Armeli i vërtetë, vendos të shkojë në kërkim të dyfishit të tij.

Njësia mësimore

—Kultura

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën VI,
Klasa XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Komunikues efektiv)

◎ Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ)

◎ Kompetenca e të mësuarit/nxënit (Nxënës i suksesshëm)

◎ Kompetenca personale (Individ i shëndoshë)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përkufizon kulturën;

⦿ Diskuton marrëdhëniet midis kulturës dhe konceptit të vetes dhe identitetit

DokuLab
The Other Profile

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Profili tjetër
The Other Profile

Pikat e diskutimit

  1. Vijojnë te aktivitetet


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

DISKUTIM (7-min) për njohuritë paraprake — Mësimdhënësi/ja shkruan në tabelë temën e mësimit dhe tërheq vëmendjen e nxënësve me pyetjet: —1. Ç’është kultura? —2. Në cilat aspekte të jetës tonë ndikon kultura?

Ndërtim i njohurive:

PËRVIJIM I TË MENDUARIT (28-min.) — Klasa ndahet në dy grupe pune: ◼ Grupi 1: Kultura dhe Identiteti ◼ Grupi 2: Kultura dhe Vetëkoncepti. ◼ Grupi 1 diskuton kulturën dhe identitetin nëpërmjet çështjeve të mëposhtme: 1. Si ndikon kultura në të cilën ne jetojmë në krijimin e identitetit? 2. Si po ndikojnë mediat sociale në krijimin e një identiteti të rremë? Argumentoni përgjigjet tuaja. Fillimisht antarët e grupit i diskutojnë çështjet me njëri-tjetrin dhe më pas ato i shprehin në klasë. ◼ Grupi 2: diskuton kulturën dhe vetëkonceptin nëpërmjet çështjeve të mëposhtme: 1. Si ndikon kultura në të cilën ne jetojmë në krijimin e konceptit të vetes? 2. Imazhi që projektohet në mediat sociale a është vetëm një iluzion? Argumentoni përgjigjet tuaja.

Përforcim i njohurive:

DISKUTIM I INFORMACIONIT (10-min.) — Duke u bazuar në njësinë mësimore dhe filmin dokumentar, së bashku me nxënësit diskutohet çështja: “Pse është e rëndësishme që unë të jem vetja ime dhe jo dikush tjetër”?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s