Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi përshkruan gjendjen aktuale të popullsisë së Kosovës, me fillimin e liberalizimit të vizave, nga janari 2024, në stacionin e autobusave.
Që nga dita e parë, nga 1 janari, tregohet gjendja në stacionin e autobusave, ku vërehen një numër i madh i udhëtarëve që presin pët të udhëtuar jashtë vendit me liberalizimin e vizave, me shpresën për kushte më të mira jetese në Evropë. Kjo në njëjtën kohë, na tregon edhe për pakënaqësinë e popullatës me gjendjen dhe kushtet aktuale në vendin e tyre dhe kërkesën për lëshimin e vendit.
Por në të njëjtën kohë ka edhe që udhëtojnë për vizitë familjare tek familjarët e tyre, pasi deri më tani nuk kanë mundur të udhëtojnë lirshëm për shkak të vizave
—Lëvizjet e nxituara
—Shkencat e natyrës
Shkalla 4,
Klasa: VIII
◎ I. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Komunikues efektiv)
◎ II. Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ)
◎ III. Kompetenca e të mësuarit (Nxënës i suksesshëm)
◎ IV. Kompetenca për jetë punë dhe mjedis ( Kontribues produktiv)
⦿ Shpjegon lëvizjet e nxituara si lëvizje njëtrajtësisht të shpejtuara dhe lëvizje njëtrajtësisht të ngadalësuara.
⦿ Përkufizon nxitimin e trupit sipas formulës së nxitimit.
⦿ Njehson vlerën numerike të shpejtësisë dhe nxitimit të autobusit.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Pas shikimit të dokumentarit, ora mësimore fillon me pyetjen për nxënësit:
◼ Çfarë ndodh nëse shoferi i autobusit e rrit apo e zvogëlon shpejtësinë e lëvizjes së autobusit?
Pasi nxënësit edhe nga njësitë e mëparshme kanë njohuri për madhësinë fizike: nxitimin, atëherë përgjigjen se ndërrimi i shpejtësisë paraqet nxitimin.
Duke paraqitur dy grafikë në tabelë, ku njëri paraqet nxitimin pozitiv (a>0) dhe tjetri nxitimin negativ (a<0), sqarohen lëvizjet e nxituara dhe llojet e tyre. Varësisht nga grafiku, kuptojmë se kur është nxitimi pozitiv kemi lëvizje njëtrajtësisht të shpejtuar dhe kur është nxitimi negativ kemi lëvizje njëtrajtësisht të ngadalësuar. Mirren shembuj nga jeta e përditshme për lëvizjet e nxituara, duke e lidhur me dokumentarin e shfaqur, ku është paraqitur një nxitim i popullatës jashtë vendit në një stacion të autobusave, me liberalizimin e vizave. Por, poashtu tregohet se kur nuk kemi ndërrim të shpejtësisë, nxitimi është I barabartë me zero, a=0.
Gjatë përforcimit të njohurive, diskutohet me nxënësit lidhur me shpejtësinë dhe nxitimin e autobusit. Nxënësit pyeten se:
◼ Çfarë lëvizje bën autobusi gjatë rrugës së tij?
◼ Kur bën lëvizje të shpejtuar apo lëvizje të ngadalësuar?
◼ Çfarë vlere numerike ka shpejtësia dhe nxitimi gjatë lëvizjes, varësisht nga të dhënat që jipen në tabelë.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.