Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Një film dokumentar ku ngjarja zhvillohet në Kosovë, konkretisht në stacionin e autobusëve në Prizren.
Në film shihet fillimisht qyteti i Prizrenit dhe me pas stacioni i autobusëve në Prizren dhe qarkullimi i autobusëve duke u bërë gati për nisje dhe një vogëlushe që lajmëron për nisjen e një autobusi.
Nën pamjen e dinamikës së nisjes së autobusëve dëgjohet një vajzë duke treguar që po niset tek shoqja e saj diku në Evropë pas liberalizmit të vizave për Kosovën dhe tregon që nuk e kishte pa shoqën për dy vite.
Në fund nën pamjet e stacionit dëgjohet një baba duke treguar që po përcjell djalin e tij për në Itali për një jetë më të mirë.
Duket që ngjarja zhvillohet në kohën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
—Ndriçuesit dhe sinjalizuesit
—Jeta dhe Puna
Shkalla: 6;
Klasa XII.
◎ Të menduarit kritik dhe zgjedhjes së problemeve;
◎ Komunikimi dhe bashkëpunimi;
◎ Vetëvlerësimi dhe reflektimi.
⦿ Krahason sinjalizuesit dhe ndriçuesit e ri (LED) me ato të vjetrit;
⦿ Lidh skemën e sinjalizuesve dhe ndriçuesve të ri (LED) me ato të vjetra;
⦿ Demonstron lidhjen e ndriçuesve dhe sinjalizuesve
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Bëhet një përsëritje e shkurtër e njësisë paraprake dhe hyrje në njësinë mësiomore të ndriçuesve dhe sinjalizuesve. Mendimet e nxësve shkruhen në tabelë.
Në bazë të dokumentarit të shikuar paraprakisht nga nxënësit, mësimdhënësi pas një diskutimi të shkurtër me nxënësit shkruan në tabelë temën: Ndriçuesit dhe Sinjalizuesit dhe shpjegon parimet bazë dhe karakteristikat teknike të ndriçuesve dhe sinjalizuesve. Nxënësve u tregohen skemat e lidhjes dhe menyra e lidhjes se sinjalizuesve dhe ndriçuesve. Pas këtij hapi nxënësit punojnë në dyshe për realizimin praktik të lidhjeve në bazë të skemës për lidhje. Secila dyshe demonstron shkurtimisht lidhjet e realizuara të skemave.
Bëhet përforcimi i njohurive të nxënësve me anë të parashtrimit të pyetjeve nga mësimdhënësi drejtuar nxënësve në lidhje me njësinë mësimore të zhvilluar. Nxënësit pyeten për vështrsitë e hasura gjatë punës dhe për pyetjet eventuale të tyre. Mirren evidenca për suksesin e treguar të nxënësve.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.