Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Ndikimi social - Grupet

Filmi

Origjina e radikalizimit


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Ndikimi social - Grupet
Origjina e radikalizimit

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Origjinë e radikalizmit” është një film që flet për prirjet ekstremiste, tendencat e tyre, tiparet e një ekstremisti si dhe çfarë i shtynë individët që t`i bashkohen grupeve ekstremiste. Anila, protagonistja e filmit ka zbuluar se të gjithë individët gjykohen për mënyrën e tyre ekstreme të të menduarit, cilado që të jetë ajo. Ajo tregon për lloje të ndryshme të ekstremizmit dhe si ndikon ajo në shoqëri. Cilët janë njerëzit më të synuar dhe më të prekshëm që bien në grackën e radikalizmit ekstrem? Profesori i gjuhës frenge në një nga shkollat e mesme flet për personat që bien më lehtë pre e ekstremizmit të dhunshëm. Ai thotë se më të rrezikuar janë njerëzit më vështirësi ekonomike, njerëzit me vështirësi të natyrës psikologjike, ata që kanë përjetuar frustrime të ndryshme si dhe njerëzit që nuk kanë mundur t’i arrijnë synimet e tyre. Tutje profesori flet edhe për tendencat që ekzistojnë në vendin tonë që të imponohen të njejtat ideologji. Duhet të punojmë të gjithë për ta luftuar këtë fenomen.

Njësia mësimore

—Ndikimi social. Grupet.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla: 5, 6.
Klasa: XI dhe XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (I.1 Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim). I.2 Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve. I.3 Diskuton në grup në mënyrë konstruktive, një diskutim në gjuhë amtare, apo në gjuhë angleze, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informata kthyese për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore formale dhe joformale etj.)
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).
◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore).
◎ Kompetenca personale - Individ i shëndoshë (V.1 Analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke i evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale).

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh karakteristikat e grupit;
⦿ Përshkruan proceset grupore;
⦿ Analizon bindjen, konformizmin dhe pajtimin.

DokuLab
Origjina e radikalizimit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Origjina e radikalizimit
Origjina e radikalizimit

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me vetë-koncept?
  2. Çfarë është grupi?
  3. Cilat janë karakteristikat e grupit?
  4. Pse njerëzit i bashkohen një grupi?
  5. Sikur njerëzit të mos jetonin së bashku në grup, si do të ishte bota sot?


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh9

Mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve t’i përgjigjen pyetjes si më poshtë: —Si e përshkruani ju veten?

Ndërtim i njohurive - Ditari dypjesësh

Nxënësit informohen për atë që do të lexojnë (lexohet pjesa e tekstit në libër) dhe që gjatë leximit do të merren shënime, dhe do të shkruhen te rubrika përgjigje. Më pas klasa ndahet në dy grupe. ◼ Grupi I: 1.Çfarë është grupi? 2.Cilat janë karakteristikat e grupit? ◼ Grupi II: 1.Si qëndrojnë grupet së bashku?

Përforcim i njohurive - Ese

Imagjinoni sikur njerëzit të mos jetonin së bashku. —Si do të ishte bota sot? —Çfarë do të mendonit për të tjerët?

Vlerësimi

—Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit. —Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale. —Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

Detyrë shtëpie

—A mendoni se nxënësit shumë punëtorë dhe të angazhuar në detyra duhet t’i bëjnë projektet e klasës individualisht dhe të marrin pikët e tyre, apo të përfshihen në projekte grupi, në të cilat pikët jepen për punën e grupit dhe jo për secilin nxënës? Shpjegoni përgjigjen tuaj.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s