Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Metodat e transmetimit

Filmi

Në kërkim të së bukurës


Lënda

Bazat e telekomunikacionit


Përgatitur nga

Nikelinda Dakaj, IAAP "Fehmi Agani" Klinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Metodat e transmetimit
Në kërkim të së bukurës

Përshkrimi i filmit

Ky film paraqet një anë tjetër të njerëzve të cilët mendojnë se grimi është i papërshtatshëm në shkollë. Megjithatë, ai ofron një sërë efektesh pozitive për protagonistët e filmit të cilat guxojnë ta shprehin një mendim ndryshe nga ky.

Vajzat adoleshente që kanë komplekse për pamjen e tyre grimohen në shkollë, me arsyetimin për mbulimin e pasigurive që ndjejnë, për të përmirësuar tiparet e tyre ose për t’u dalluar dhe shprehur.

Në film tutje tregohet se grimi rrit besimin e vajzave dhe i bënë ato për t’u ndjerë mirë brenda vetes. Vetëbesimi që marrin pas grimimit tregon se ato ndihen tërheqëse jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për veten e tyre. Kur ato duken mirë, ato ndihen mirë, gjë që përkthehet në sjelljen dhe qëndrimin e tyre.

Njësia mësimore

—Metodat e transmetimit

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Shkalla V;
Klasa X.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Komunikues efektiv),
◎ Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ - krijues dhe kritik),
◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis (kontribuues produktiv).

Rezultatet e të nxënit

◉ Krahason rolin e transmetursit me rolin e marrërsit;
◉ Përshkruan metodat e transmetimit;
◉ Simulon njerën nga metodat e transmetimit.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës
Në kërkim të së bukurës

Pikat e diskutimit

  1. Me cilën nga metodat e transmetimit ndërlidhet filmi që e shikuam?
  2. Arsyeto mendimin me shembuj konkret


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

Kllaster (12-min.) — Nxënësit ndahën në grupe (5 grupe nga 4 nxënës). Secilit grup i ndahet nga një fletë A4 në të cilën do të plotësojnë nga një kllaster për elementet e modelit komunikues. Përmes aktivitetit kimiku në mes, zgjidhet lideri i grupit i cili do ta prezantoj punën para klasës.

Ndërtimi i njohurive:

Punë e drejtuar (20-min.) — Mësimdhënësja vizaton në tabelë kllasterin e mësipërm. Ajo iu ndanë nxënësve njësinë mësimore duke u kërkuar që të ndalen tek trasmetuesi dhe marrësi si elemente të veçanta të modelit të përgjithshëm komunikues. Diskutimi me nxënës fukosohet: 1. nga pika në të cilën ndodhet burimi i mesazhit, deri në pikën në të cilën ndodhet shfrytëzuesi; 2. nga pika në të cilën gjendet shfrytëzuesi kah pika ku është burimi i informacionit, si dhe 3. nevoja që bartja të realizohet në të njëjtën kohë në të dy drejtimet si rezultat i kësaj vjen deri tek paraqitja skematike në Smart Board e lidhjeve të transmetimit.

Përforcimi i njohurive:

Punë në çifte (13-min) — Në këtë pjesë të orës mësimdhënësja shfaqë para nxënësve filmin “Në kërkim të se bukurës”. Më pas nxënësit duhet ta anlizojnë e pastaj të komentojnë se cilën metodë të transmetimit e kanë hasur në film. Nxënësit udhëzohen qëme shokun apo e shoqen e bankës tësimulojnë në role njëren nga metodat e transmetimit me temën “Grimi në shkolla”.

Vlerësimi:

a) Gjen dallimet dhe veçoritë e transmetuesit dhe marrësit dhe rolin e tyre në modelin komunikues (bëhet vlerësimi); b) Përshkruan funksionimin e metodave të transmetimit (bëhet vlerësimi); c) Simulon njërën nga metodat e transmetimit (bëhet vlerësimi); d) Puna në grup dhe ndarja e detyrave (bëhet vlerësimi).

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s