Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Ky film trajton ndarjet dhe paragjykimet etnike duke u fokusuar në fshatin Rabovc të komunës së Lipjanit në një shkollë të ndarë, ku jetojnë së bashku shqiptarë dhe serbë.
Ndarja e tyre brenda hapësirës shkollore bëhet përmes një muri fizik që simbolizon ndarjen e këtyre dy etnive.
Në film paraqiten pakënaqësi të ndryshme si inventari shkollor në kushte jo të mira, mosbashkëpunim nga nxënësit dhe arsimtarët e të dy etnive etj.
Frika, paragjykimet, mosbesimi janë ende elemente prezente të cilat pasuan prej lufte.
—Energjia aktivacionale
—Shkencat e natyrës
Klasa X;
Shkalla V.
◎ Kompetenca e të menduarit;
◎ Kompetenca e të mësuarit;
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca qytetare.
⦿ Shpjegon energjinë aktivacionale dhe rolin e saj për reaksionet kimike;
⦿ Identifikon barrierat energjetike që pengojnë bashkëveprimin kimik ndërmjet molekulave;
⦿ Propozon mënyra për të kapërcyer energjinë aktivacionale në një reaksion.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Mësimdhënësja shkruan një pyetje të hapur në tabele drejtuar nxënësve: —Çka i duhet një reaksioni kimik që të filloj?
Të gjitha mendimet shkruhen në tabelë dhe më pas mësimdhënësja i lidh mendimet e tyre për t’ua shpjeguar më saktë konceptin “energji aktivacionale” dhe rolin që ka.
Së pari shikohet filmi “Mur” e pastaj mësimdhënësja u shfaq nxënësve një grafik të energjisë aktivacionale për një reaksion, ku shihet qartë barriera energjetike.
Kërkohet nga nxënësit ta analizojnë dhe të përgjigjen në pyetjen (duke përdorur analogjinë me murin fizik):
—Cila është barriera energjetike dhe pse pengon reaksionin?
Mësimdhënësja u jep një situatë:
“Në laborator një reaksion i caktuar është shumë i ngadalshëm. Si mund të bëjmë që të zhvillohet më shpejt?”
Nxënësit propozojnë mënyra për të zhvilluar reaksionin më shpejt e si rrjedhojë për të ulur apo kapërcyer “barrierën energjetike” të reaksionit.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.