Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Perspektiva e vizatimit të lirë

Filmi

Mur


Lënda

Art Figurativ


Përgatitur nga

Arlinda Rexhepi Ademi, SH. M. P. "Bahri Haxha" Vushtrri

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Perspektiva e vizatimit të lirë
Mur

Përshkrimi i filmit

Filmi “Mur” dokumenton ndarjen fizike dhe simbolike mes nxënësve shqiptar dhe serb përmes një muri brenda shkollës “Drita” në Lipjan (ndarje e realizuar në vitin 1990-91).

Dokumentari është zhvilluar në formë të intervistave ku intervistohen mësimdhënësit dhe nxënësit, e brenda bisedave shihen elemente frike, paragjykime, stereotipe, diskriminime, hezitime dhe mungesë e thellë interesimi, shprese dhe gjithëpërfshirjeje nga ana e stafit akademik, qasje të cilën e fatkeqësisht e ndjekin edhe nxënësit.

Filmi nxjerr në pah rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për tejlakimin e barrierave.

Njësia mësimore

—Perspektiva e vizatimit të lirë

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Shkalla V,
Klasa X.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit kritik;
◎ Kompetenca e të nxënit;
◎ Kompetenca e qytetarit të ndershëm.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Shpjegon përmes fjalëve hapësirën dhe perspektivën.
⦿ Krahason realitetet e dy grupeve të ndryshme etnike përmes informacionece të mbledhura nga filmi.
⦿ Krijon një imazh të shpejtë që shfaqë realitetin e imponuar të murit tek shkolla.

DokuLab
Mur

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Mur
Mur

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh (5 minuta)

Tri fjalë për hapësirën dhe perspektivën. Mësimdhënësi shfaq një perspektivë (imazh) të një tuneli dhe kërkon nga nxënësit tri fjalë që u bien ndër mend për atë hapësirë dhe perspektivë (p.sh. thellësia, vija, drita, ndarja, horizonti, zhdukja, infiniti). 
 

Ndërtimi i njohurive - Puna në grupe (25 minuta)

Shfaqja e filmit “Mur” (25 min) dhe paralelisht bartja e informacioneve të fituara në fletë (hamer me dimensione më të mëdha) nga secili nxënës si pjesë e punës grupore.  Nxënësve u kërkohet metafora vizuale “Dy hapësira të ndara”. 

Përforcimi i njohurive - Punë individuale (10 minuta)

Para përfundimit të orës, nxënësit  kanë për detyrë të bëjnë për detyrë një skicë të shpejtë (kroki skicë) të interferimit filozofik, sociologjik dhe simbolik të murit për shkollën në fjalë. Nxënësit duhet të shndërroj në një kompozicion të thjeshtë formash detyrën në fjalë. P.Sh. “Division” nga Cory Kessler. 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s