Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Filmi

Mur


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Donjeta Kryeziu, SH. M. "Sejdi Kryeziu", Roganë, Kamenicë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Mur

Përshkrimi i filmit

Në filmin “Mur” trajtohen dallimet mes dy komuniteteve, shqiptarë dhe serbë.

Në qendër është një shkollë që është ndarë me një mur fizik, i cili po ashtu simbolikisht është edhe një mur ndarës për dy komunitetet që jetojnë në të njëjtin fshat, por nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. 

Problemet që shkaktohen nga kjo ndarje janë të shumta, për to flasin mësimdhënësit dhe nxënësit e të dyja komuniteteve.

Njësia mësimore

—Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për

Shkalla VI;
Klasa XII.

Kompetencat

◎  Mendimtar kreativ dhe kritik;
◎ Qytetar i përgjegjshëm.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Identifikon dallimet kulturore të dy popujve/komuniteteve;
⦿ Interpreton shkaqet e problemeve mes popujve/komuniteteve; 
⦿ Analizon shkaqet dhe pasojat e konfliktit të vazhdueshëm të popujve/komuniteteve.

DokuLab
Mur

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Mur
Mur

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh

Parashikim me fjalë kyçe (5 minuta). 

-Paragjykimet,

-Toleranca, 

-Bashkëjetesa.

Ndërtimi i njohurive - Diskutim

Pasi nxënësit kanë shikuar filmin “Mur”, diskutojnë dhe analizojnë për këto tri pika kyçe (30 minuta): 1. Çfarë ndikimi ka paragjykimi? 2. Cilat janë sfidat/problemet që trajtohen në film dhe në fragmentin e romanit? 3.Nëse vazhdon kjo qasje ndaj njëri-tjetrit, cilat janë pasojat?

Përforcimi i njohurive - Shkrim i lirë

Nxënësit shkruajnë një thënie që ka të bëjë me tolerancën dhe mirëkuptimin mes popujve, pastaj e vendosin në tabelë (10 minuta). 
 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s