Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Në film përshkruhet ambienti në shkollën e fshatit Rabovc, duke u përqendruar në ndarjen etnike dhe praninë e paragjykimeve në shoqërinë kosovare.
Në qendër të subjektit është shkolla e fshatit, e ndarë me një mur në mes, mur që bën ndarjen jo vetëm të objektit por edhe të nxënësve dhe stafit të atyshëm: shqiptarë dhe komuniteti pakicë serb.
Përveç ndarjes fizike, ata punojnë me planprograme të ndryshme arsimore dhe gjithçka reflektohet në mendësinë, fjalët dhe sjelljet e fëmijëve dhe arsimtarëve.
—Hermetizmi në letërsinë e shekullit XX
—Gjuhët dhe komunikimi
Shkalla VI,
Klasa XII.
◎ Komunikues efektiv: 1, 2, 4;
◎ Nxënës i suksesshëm: 3, 4;
◎ Kontribues produktiv: 1, 2, 3.
⦿ Nxënësi dentifikon Hermetizmin si rrymë letrare në kuadër të Letërsisë bashkëkohore;
⦿ Analizon qasjen dhe tiparet e llojeve letrare të zhvilluara në kuadër të Hermetizmit;
⦿ Komenton fragmente nga krijimtaria e autorëve hermetikë;
⦿ Nxjerr përfundime dhe porosi morale duke u bazuar në fragmentet tekstore;
⦿ Krijon dhe afirmon mesazhet përkatëse.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Stuhi mendimesh rreth kuptimit që nxënësit i japin koncepteve: ndarje, mbyllje, hermetizëm, veçim. Në kllaster (10min.)
Respektohet liria e mendimit dhe e të shprehurit e secilit nxënës.
Kur mendimet fokusohen tek Hermetizmi si rrymë letrare, rast konkretizimi merret krijimtaria e autorëve: Martin Camaj, Frederik Rreshpja, Anton Papleka.
Përcaktohet lloji i informatës, bazuar në sensin logjik të ngjarjes. Nxënësit cyten të trajtojnë zhvillimet në kuadër të ideve humaniste.
Shfaqet filmi "Mur" (15min.) Gjithçka lihet në vëmendjen e nxënësit.
Projekt filmik para klasës; Më pas bëhet ndalesë e qëllimshme në tre pikat kulmore të narrativës; Diskutim i hapur: Perspektiva…
Nxënësit nxiten të krijojnë në vargje ose prozë, duke u fokusuar në konceptet e humanizmit, reciprocitetit, komunikimit, njerëzor, tejkalimit të ndasive, etj. (15min.)
Krijim i pavarur: Ese e shkurtër ose në vargje; Formulim i mikrosentencave ose shprehjeve frazeologjike bazuar në këto këndvështrime.
“Mirësia është gjuha që të gjithë e kuptojnë ▶️ Humanizmi fillon nga fjala e butë ▶️ Respekti është ura e çdo marrëdhënieje.”
Kreativitet, lirshmëri e hedhjes së ideve në një krijim autorial. Përforcim i mesazheve dhe porosive morale.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.