Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Agresiviteti

Filmi

Ka një mot


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Agresiviteti
Ka një mot

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Ka një mot” flet për gratë që kanë përjetuar dhunë të papërshkrueshme fizike, emocionale dhe seksuale. Autorja e filmit ka realizuar një intervistë anonime në një nga qendrat për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Kosovë. Gruaja e intervistuar flet për jetën e saj në fëmijëri. Ajo thotë të ketë pasur një fëmijëri të lumtur. Gjithashtu ajo rrëfen edhe historinë e takimit për herë të parë me burrin e saj. Thotë të jetë takuar në Prishtinë. Pesë vitet e para të martesës thotë që ka kaluar mirë. Pastaj kanë filluar konfliktet dhe mosmarrëveshjet.

Ajo nuk e pati as përkrahjen e familjes, kur mori vendim për t’u ndarë nga bashkëshorti agresiv. Nëna i saj i thotë se “duhesh me duru”, mirëpo ajo e pati të vështirë të duronte dhunën e burrit. Tregon për xhelozinë e burrit ndaj saj dhe tendencën e tij për t’ia kontrolluar jetën gruas. Gruaja rrëfën tmerrin e përjetuar nga bashkëshotri i saj. Ajo tregon ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kohës sa ka jetuar me të. Tregon që ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Njësia mësimore

—Agresiviteti

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit/Komunikues efektiv (I.3 Diskuton në grup në mënyrë konstruktive, një diskutim në gjuhë amtare, apo në gjuhë angleze, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informata kthyese për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore formale dhe joformale etj.).

◎ Kompetenca e të menduarit/Mendimtar kreativ (II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).

◎ Kompetenca e të nxënit/Nxënës i suksesshëm (III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore.).

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përkufizon agresivitetin;
⦿ Shpjegon mënyrën sesi mund të kontrollohet sjellja agresive;
⦿ Identifikon shkaqet dhe pasojat e sjelljes agresive.

DokuLab
Ka një mot

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ka një mot
Ka një mot

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me agresivitet?
  2. Çfarë i shtynë njerëzit të jenë agresivë?
  3. Çfarë pasojash sjell tek tjetri agresiviteti jonë?
  4. Si mund ta paksojmë dhe kontrollojmë agresivitetin?


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh

Çfarë kuptoni me termin agresivitet?

Ndërtimi i njohurive - Diagrami piramidal

Klasa ndahet në dy grupe : : : ⦿ Grupi I: Diskuton sjelljen agresive, ⦿ Grupi II: Diskuton mbi kontrollin e agresivitetit.

Përforcim i njohuirve - Tryeza e rrumbullakët

⦿ Grupi I: Sjellin argumente për shkaqet e agresivitetit, ⦿ Grupi II: Sjellin argumente për pasojat e agresivitetit.

Vlerësimi:

—Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit. —Vlerësohen nxënësit që lidhin argumentin me shembuj nga jeta reale. —Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training