Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Arti egjiptian, Piramidat

Filmi

Gjyshi im


Lënda

Art Figurativ


Përgatitur nga

Alma Islamaj, SHMLAA "Odhise Paskali" Pejë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Arti egjiptian, Piramidat
Gjyshi im

Përshkrimi i filmit

Filmi “Gjyshi im” ishtë një ngjarje që paraqet gjenocidin serb dhe ndikoj në procesin mesimor me dhunë largoj nga objektet shkollore nxënësit dhe mësimëdhenësit pasi ata nuk pranuan të vijojnë mësimet me planprogramin Serbia.

Gjyshi im dhe disa vullnetarë morrënn inciativën për të ndertuar banka të reja qe ato të perdoren në objekte shtëpi shkolla. Rreth 3200 shtëpi, bodrume e garazha private u liruan për organizimin e procesit mësimor.

Njësia mësimore

—Arti egjiptian, Piramidat; (Lënda: Historia e artit)

Fushat e kurrikulës

—Artet

Përshtatshëm për

Shkalla V;
Klasa X.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Komunikues efektiv);
◎ Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ dhe kritik);
◎ Kompetenca e të mësuarit (Nxënës i suksesshëm).

Rezultatet e të nxënit

◉ Ngjyros piramida;
◉ Dallon piramidat nga trupat tjerë gjeometrik;
◉ Përshkruan historikun e piramidave.

DokuLab
Gjyshi im

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Gjyshi im
Gjyshi im

Pikat e diskutimit

  1. Kush i ndërtoi piramidat?
  2. Përse u ndërtuan piramidat?
  3. Cili do të ishte funksioni i tyre?
  4. Cilët mjeshtër dhe me çfarë teknologjie u ndërtuan ato?


Aktivitetet

Parashikim:

(10 min.) Bashkarisht me nxënësit shikojmë filmin. Pas përfundimit të filmit, shikojmë disa fotografi se si janë realizuar piramidat në Egjipt.

Ndërtim i njohurive të reja:

(25 min.) Lexim, bashkëbisedim, puna në grupe. Pasi të lexojnë pjesën që u është dhënë, bëjmë bashkëbisedim duke prekur pikat kyçe të njësisë mësimore duke bërë lidhje mes kohës kur janë ndërtuar piramidat dhe ngjarjen në film, bankat në shkollë. Nxënësit ndahen në grupe, disa vizatojnë piramidat në 2D dhe disa në 3D, disa ngjyrosin dhe disa shkruajnë ese për piramidat.

Përforcim:

(10 min.) Nxënësit reflektojnë përmes pyetjeve duke u bazuar në film dhe gjërat e përbashkëta në artin egjiptian.

Vlerësimi:

Për të bërë vlerësimin e nxënësve, bëjmë diferencën pa e kuptuar nxënësit në mënyrë që t'i vlerësojmë në bazë të shkathtësive që kanë. Grupet më të mira do t'i prezantojnë punimet para nxënësve tjerë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s