Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi “Gjurmët” shpalos ngjarje familjare të personazheve pjesëmarrëse në këtë film.
Tregon për humbjen e pjesëtarëve të familjes, dhimbjen, ndjenjat, mallin për ta.
Shfaq emocionet e personazheve të cilët flasin mes lotësh, se si kalojnë ditet dhe vitet por mungesa e tyre vazhdon të mbetet e njejtë.
—Familja
—Shoqëria dhe mjedisi
Shkalla 3,
Klasa VI.
◎ I. 6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.
◎ II. 7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.
◎ III. 3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
◎ III. 5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.
◎ VI. 1 Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.
◎ VI. 5 Shpjegon, në forma të ndryshme të të shprehurit, domosdoshmërinë e respektimit dhe të zbatimit të rregullave dhe ligjeve për raportet e shëndosha në bashkësi të ndryshme shoqërore apo në grupe të interesit.
⦿ Dallon familjen si grup shoqëror,
⦿ Krahason familjen e vogël dhe të zgjeruar,
⦿ Analizon lidhjet brenda grupit familjar.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Kjo teknikë aplikohet në fazën e evokimit dhe është e përshtatshme për lidhjen emocionale të nxënësit me njësinë e re mësimore. Ecuria e përdorimit të kësaj teknike është:
1. Caktohen katër terma që përdoren shpesh brenda mësimit, fjalë kyqe të mësimit. Nga këto fjalë nxënësit (për 5 minuta) thurin një ngjarje,apo fjali me kuptim ku përfshihen këto katër terma.
2. Më pas nxënësit në dyshe shkëmbejnë ngjarjet e thurura, apo lexohen disa nga këto krijime të nxënësve para gjithë klasës. Për të realizuar këtë teknik ne do te shkruajmë në tabelë fjalet kyqe: Prindërit, Motra, Vëllau, Gjyshërit. Me këtë rast, nxënësit arritën të gjejnë titullin e njësisë mësimore. Për të krijuar një ngjarje me këto fjalë fillimisht do të përdorim filmin “Gjurmë” i cili do tua lehtëson punën.
Shkruajmë titullin në tabelë dhe pasi që nxënësit ndjekin filmin, udhëzohen të hapin librat në faqe 16. Njësia mësimore lexohet nga nxënësit dhe mësimdhënësit, njëkohësisht bëhet ndërlidhja e saj me filmin.
Gjatë shfaqjes së filmit, nxënësit mund të emocionohen. Për ta ndërlidhur me teknikën e parë nga ata kërkohet t'i shprehin ndjenjat e tyre, duke bërë një dedikim të tillë.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.