Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi tregon tri ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Personi i parë tregon për humbjen e babait. Ngjarjen e përshkruan duke ndjerë emocion mallëngjimi për babanë. E përshkruan atë si njeri më të dashur, human dhe punëtor.
Personi i dytë flet për humbjen e nënës. Ngjarjen e përjetoi rëndë e gjithë familja. Tetë muaj më vonë, ai humbi edhe babanë. Siç e përshkruan, nga mërzia e humbjes së gruas së tij.
Vajza që flet për ngjarjen e tretë në film tregon që humbja e gjyshes së saj ka bërë të kuptojë që jo vetëm se ka humbur një anëtar të familjes, por bashkë me të ka humbur edhe personin që gjithmonë është kujdesur të pyeste: a erdhe, a shkove, a ke ngrënë, si kalove? etj.
Ngjarjet tregohen në kohë të kryer.
—Essay - Past Simple Tense (Regular & Irregular Verbs)
—Gjuhët dhe komunikimi
Shkalla 4,
Klasa XI.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit,
◎ Komunikues efektiv,
◎ Kompetenca e të menduarit,
◎ Mendimtar kreativ.
⦿ Memorizon ngjarjet e filmit,
⦿ Përmbledh materialin dhe shkruan ese duke përdorur foljet e rregullta dhe të parregullta në kohën e kryer, sipas rregullave gramatikore,
⦿ Organizon ngjarjen sipas rrjedhës në film dhe përkthen atë në gjuhën angleze duke shkruar ese.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Nxënësit shkruajnë në tabelë folje të ndryshme në kohen e kryer (Past Simple Tense). Foljeve të rregullta iu vendosin mbaresat d, ed ose ied, varësisht nga folja.
Ndërsa ato të parregullta i kanë format e gatshme dhe nxënësit nxiten që të mendohen që të shkruajnë sa më shumë folje në tabelë. Kjo iu shërben që të i kujtojnë rregullat gramatikore të formimit të formës pohore, pyetëse dhe mohore të cilat do t'i përdorin në vijim.
Në këtë fazë të orës së mësimit, nxënësit shohin filmin dhe memorizojnë ngjarjen. Pasi që ngjarjet në film tregohen në kohën e kryer, atëherë duke përdorur rregullat gramatikore të formimit të kohës së kryer, nxënësit shkruajnë ese duke ritreguar ngjarjen dhe duke përkthyer atë në gjuhën angleze.
Lexojmë esetë dhe diskutojmë për gabimet gramatikore që janë theksuar gjatë leximit. I përmirësojmë ato dhe në këtë mënyrë nxënësit kuptojnë anën gramatikore të të shkruarit, se a janë përdorur rregullat gramatikore në mënyrë të duhur në formimin e fjalive.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.