Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi rrëfen historinë e tre personazheve që përshkruajnë ndikimin e momenteve jetësore në mirëqenien shëndetësore të tyre.
Ata ndajnë përvojat e tyre me humbjen e të dashurve, sfidat emocionale, menaxhimin e dhimbjes dhe mënyrat se si kanë vazhduar përpara, duke përballuar realitetin me forcë dhe reflektim.
—Ergonomia
—Jeta dhe puna
Shkalla 5,
Klasa XI.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes;
◎ Kompetenca për të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve;
◎ Kompetenca e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
◎ Kompetenca personale dhe qytetare;
◎ Kompetenca e të menduarit ndërdisiplinor;
◎ Kompetenca e të mësuarit gjatë gjithë jetës.
⦿ Përshkruan konceptin e Ergonomisë dhe rëndësinë e saj në ruajtjen e shëndetit gjatë përdorimit të teknologjisë,
⦿ Identifikon rreziqet që lidhen me qëndrimet e papërshtatshme dhe përdorimin e zgjatur të pajisjeve teknologjike,
⦿ Kupton ndikimin e masave ergonomike në përmirësimin e efikasitetit dhe mirëqenies personale,
⦿ Demonstron pozicione dhe teknika të duhura ergonomike gjatë përdorimit të pajisjeve si kompjuterët, tabletët apo telefonat,
⦿ Analizon mjedisin e vet të punës apo studimit për të identifikuar faktorët që nuk janë në përputhje me parimet ergonomike.
⦿ Vlerëson ndikimin e zakoneve ergonomike të mira në shëndetin afatgjatë dhe në produktivitetin.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Nxënësit ndajnë përvojat e tyre shkurtimisht se si i përdorin pajisjet teknologjike dhe sa i kushtojnë kujdes mirëqenies shëndetësore.
Japin ide për mënyrat se si teknologjia mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Numërojnë problemet që mund të shkaktojnë keqpërdorimi i pajisjeve teknologjike.
Demonstrimi i njohurive të reja me anë të një prezantimi vizual [PowerPoint]. Përkufizimi i ergonomisë. Rëndësia e saj në përdorimin e pajisjeve teknologjike. Shembuj të problemeve të zakonshme nga qëndrimet e papërshtatshme (dhimbje qafe, dhimbje shpine, lodhje të syve). Përdorimi i pajisjeve teknologjike në përputhje me rregullat e ergonomisë.
Diskutim dhe reflektim në lidhje me njohuritë e fituara. Demonstrim praktik në lidhje me pozicionet korrekte dhe jokorrekte gjatë përdorimit të pajisjeve teknologjike. Forcojnë të kuptuarit për ergonominë dhe i ndihmojnë të bëjnë lidhje të drejtpërdrejta me jetën e tyre.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.