Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Familja në periudhën e mesjetës së hershme

Filmi

Gjurmë


Lënda

Histori


Përgatitur nga

Ajshe Paloja-Piskala, SH. F. "Mihail Grameno" Fushë Kosovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Familja në periudhën e mesjetës së hershme
Gjurmë

Përshkrimi i filmit

Filmi “Gjurmë” është një histori ku tre personazhet e gjejnë veten të mbështjellë nga një dhimbje që duket e pakalueshme, por udhëtimi i tyre emocional i udhëheq drejt paqes së brendshme, të cilën e zbulojnë përmes kujtimeve që mbajnë për njerëzit e tyre të dashur.

Secili prej tyre fillon udhëtimin në mënyrën e tij të veçantë, por përfundon duke kuptuar rëndësinë e dashurisë, kujtimeve dhe lidhjen e përjetshme. Historia ndjek këto tre jetë që, ndonëse të ndara, kryqëzohen përmes një dhimbjeje universale dhe të përbashkët.

Filmi përfundon duke treguar se paqja nuk vjen nga harrimi i humbjes, por nga pranimi i saj dhe nga ruajtja e kujtimeve që i japin kuptim jetës.

Njësia mësimore

—Familja në periudhën e mesjetës së hershme

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla 3;
Klasa VII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit;
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të nxënit;

Rezultatet e të nxënit

⦿  Kupton rëndësinë e familjes;
⦿  Krahason periudhat historike.

DokuLab
Gjurmë

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Gjurmë
Gjurmë

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh

Nxënësve ju parashtrohen pyetjet:  

--Pse marrëdheniet familjare janë kaq të rëndësishme?  

--Si mendoni, në cfarë kushte jetonin familjarët në të kaluarën?

Ndërtim i njohurive - Realizim

Punë në grupe. Nxënësit ndahën në grupe mësimdhnësi, drejton nxënësit të analizojnë pjesë të caktuara të filmit.

Grupi i parë: të analizojnë emocionet dhe motivimet e personazhëve kryesorë.  

Grupi i dytë: diskutojnë për mënyrën e komunikimit me ato të sotmet.  

Grupi i tretë: si ndikon shprehja emocionale përmes rrjeteve sociale.  

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s