Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar ”Fjalë të heshtura” përshkruan jetën e personave me sëmundje mendore në Spitalin Psikiatrik në Shtime. Këta persona flasin me anë të sjelljeve të tyre, ku sjellja është një faktor kryesorë të cilën e studion psikologjia.
Këta pacientë, shpalosin botën e tyrë që është ndryshe nga realiteti, të cilën botë shumë pak njerëz ua kuptojnë, si dhe në të njëjtën kohë tregojnë pabarazinë që bëjnë institucionet, familjarët dhe në përgjithësi shoqëria ndaj këtyre individëve.
Në këtë film do të keni mundësinë t’i shikoni pamjet që nuk keni pasur dhe ndoshta nuk do të keni mundësinë për t’i parë, paragjykimet e gabuara, dhe shumë fjalë nga pacientët, por megjithatë mbretëron një qetësi e madhe.
—Perspektivat mbi sjelljen jonormale;
—Perspektiva për trajtimin e çrregullimeve psikologjike .
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë, me shkrim, etj.)
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshme prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjës dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse)
◎ Kompeteca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm (Demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe më gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët)
⦿ Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Për të bërë lidhjen me temën e re, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të thonë çfarë dinë rreth termit sjellje njerëzore.
Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth këtyre çështjeve të mësimit. ◼ Grupi 1: Diagnostifikimi i sjelljes jonormale ◼ Grupi 2: Diagnostifikimi dhe trajtimet Psiko-terapeutike Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Pasi ata e shikojnë edhe filmin besojë që janë të motivuar të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Kur nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.
Duke u bazuar në njohuritë që përfituat nga libri, çka mendoni? cilat terapi duhet përdorur tek pacientët në spitalet psikiatrike?
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.