Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Perspektivat mbi sjelljen jonormale

Filmi

Fjalë të heshtura


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Perspektivat mbi sjelljen jonormale
Fjalë të heshtura

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Fjalë të heshtura” është një film sa trishtues aq edhe i dhimbshëm, imazhe të së cilës nuk do doje t’i parafytyroje asnjëherë, e lëre më t’i përjetoje në jetën reale. Ngjarja është filmuar në Spitalin Psikiatrik në Shtime, vendi në të cilin trajtohen personat me probleme të shëndetit mendor. Personat me probleme të shëndetit mendor janë pjesa e shoqërisë mjaft e paragjykuar dhe e stigmatizuar.

Me të drejt filmi titullohet “Fjalë të heshtura” sepse në atë vend flet heshtja e fjalët heshtin. Duke mos ditur se si t’i qasen njerëzve që e kalojnë jetën aty e përballen me dhimbje të mëdha, ngjarja zhvillohet me një grua. Në film shfaqet një grua e cila punon punë dore, me probleme të rënda mendore, me sjellje të çuditshme si dhe pamje të shkujdesur. Ajo gjithashtu është e shurdhër. Është e paimagjinueshme t’a mendosh se si është të jetosh në atë vend. Filmi shfaq imazhe si: fytyra, lotë, buzëqeshje të trishta.

Njësia mësimore

—Perspektivat mbi sjelljen jonormale

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI dhe XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit/Komunikues efektiv (I.1 Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim). I.2 Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve.)
◎ Kompetenca e të menduarit/Mendimtar kreativ (II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).)
◎ Kompetenca e të nxënit/Nxënës i suksesshëm (III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore.)
◎ Kompetenca qytetare/Qytetar i përgjegjshëm (VI.7 Diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj., dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përshkruan sjelljen jonormale;
⦿ Shpjegon teoritë mbi sjelljen jonormale;
⦿ Klasifikon sjelljen jonormale.

DokuLab
Fjalë të heshtura

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Fjalë të heshtura
Fjalë të heshtura

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me sjellje jonormale?
  2. Analizoni drejtimet e ndryshme psikologjike, të cilat shpjegojnë sjelljen jonormale.
  3. Si përcaktohet nëse një sjellje jonormale përbën një çrregullim të caktuar?
  4. Si trajtohen personat me sjellje jonormale në shoqërinë tonë?
  5. Shpjegoni rëndësinë e promovimit të shëndetit mendor?


Aktivitetet

Parashikim i njohurive - Stuhi mendimesh

Për të bërë lidhjen me temën e re, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të thonë çfarë dinë rreth termit sjellje normale. —Çfarë kuptoni me sjellje jonormale? —Kur një sjellje konsiderohet jonormale?

Ndërtim i njohurive - Përvijim i të menduarit

Në këtë fazë, nëpërmjet një diskutimi të përqendruar në konceptin e mëposhtëm, rikujtohen njohuritë që nxënësit kanë për sjelljen jonormale të njeriut. Nxënësit mundohen që më njohurit që kanë, të formojnë një hartë të mendjes, e cila tregon lidhjen midis temave. ◼ Drejtimi biologjik >>> Drejtimi psikodinamik >>> Drejtimi bihejviorist >>> Drejtimi humanist >>> Drejtimi kognitiv.

Përforcim i njohurive - Diskutim i lirë

Nxënësit diskutojnë qëndrimet që kanë vënë re, ndaj njerëzve me çrregullime mendore nga shoqëria në tërësi, ose shoqëria juaj?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s