Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Njohja shoqërore

Filmi

Blinera n’rrjet


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Sabina Halili, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Njohja shoqërore
Blinera n’rrjet

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar ”Blinera n’rrjet” përshkruan ndikimin e telefonave, posaçërisht të rrjetëve sociale në jetën e të rinjëve. Në këtë film Blinera një vajzë 17 vjeçare tregon për vështirësitë që paraqesin rrjetet sociale në jetën e të rinjëve. Fillimisht nuk i konsideron as pozitive as negative rrjetet sociale, mirëpo gjatë tregimit të saj kuptojmë se atë e bënë të ndihet me emocione pozitive ose negative, varësisht nga pëlqimet që i merr për postimet e fotografive të saja.

Gjithashtu, ajo ndikohet edhe nga postimet e të tjerëve, p.sh. nëse e shikon dikend që është shumë e bukur, ajo e ndryshon disponimin e saj. Në fund të filmit e shohim një personazh tjetër vajzë, e cila ka dëshirë të shkëputet nga rrjetet sociale për të jetuar botën reale, të cilën e imagjinon si shumë të këndshme.

Njësia mësimore

—Njohja Shoqërore

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca,
shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë, me shkrim, etj.)

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshme prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse)

◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Në mënyrë të pavarur dhe efektive shfrytëzon teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës

DokuLab
Blinera n’rrjet

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Blinera n’rrjet
Blinera n’rrjet

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me psikologji sociale?
  2. Përshkruani konceptin njohja shoqërore dhe perceptimi social.
  3. Bazuar në film, si e shpjegoni ju fenomenin e përdorimit të rrjeteve sociale?


Aktivitetet

Harta e konceptit

Mësimdhënësi/ja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabelë dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në krijimin e përshtyjeve tuaja që keni për veten?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth këtyre çështjeve të mësimit. ◼ Grupi 1: Efektet pozitive nga përdorimi i rrjeteve sociale ◼ Grupi 2: Efektet negative nga përdorimi i rrjeteve sociale Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor dhe nga google. Kërkimi i informatave në internet dhe shikimi i filmit i nxit 137 nxënësit t’a diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Shkrim i lirë

Duke u bazuar në përvojen tuaj personale dhe filmin që shikuat, tregoni parashikimin tuaj për efektin e rrjeteve sociale në shoqërinë njerëzore.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s