Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Fusha e sjelljes së motivuar te njerëzit

Filmi

Ar-rythmic


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Lumturije Hasanaj, IAAP "Fehmi Agani" Klinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Fusha e sjelljes së motivuar te njerëzit
Ar-rythmic

Përshkrimi i filmit

Gjendja e procesit mësimor në dy shkolla të ndryshme, një ndërtesë dhe një jetë e përbashkët, njëra në një ndërtesë të huaj dhe tjetra në shtëpinë e saj të përbashkët.

Muzikantë, talentë, ëndrra dhe shpresa të reja, që enden dhe qëndrojnë në hapësira të improvizuara. Nxënësit i shprehin pakënaqësitë e tyre për mungesën e kushteve bazike të hapësirës brenda objektit, klasave dhe pamundësinë për t’i shfrytëzuar hapësirave.

Njësia mësimore

—Fusha e sjelljes së motivuar te njerëzit

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V;
Klasa XI.

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit, komunikues, të shprehurit dhe të mësuarit

Rezultatet e të nxënit

◉ Nxënësi/ja: njeh motivet dhe motivacionin; njeh dhe krahason motivet biologjike dhe motivet sociale, bënë dallimin ndërmjet motivit të brendshëm dhe motivit të jashtëm.

DokuLab
Ar-rythmic

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ar-rythmic
Ar-rythmic

Pikat e diskutimit

  1. Vijojnë te aktivitetet


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

Stuhi mendimesh — Informacionet mbi njohurit e nxënësve rreth njësisë mësimore.

Ndërtim i njohurive:

VLD - Veprimtari me lexim të drejtuar — Shtrohen për diskutim llojet e ndryshme të motiveve; Orientohen nxënësit të analizojnë njësia mësimore dhe të krahasojnë më filmin e shfaqur.

Përforcim i njohurive:

Rrjet i diskutimit — Reflektimi i njohurive të fituara rreth orës mësimore; Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s