Menu

MËSIMDHËNËSIT VIZUALË

Leave a comment

Ekipi ynë i departamentit DokuLab në shkurt vazhdoi seancat e rregullta të zhvillimit të fletave të punës për të pasuruar Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit. Seanca e fundit mblodhi mësimdhënësit e Edukatës Qytetare, Sociologjisë, Psikologjisë, Gjuhës Shqipe dhe Angleze për të eksploruar filmat që adresojnë të drejtat e njeriut, arsimin, fuqizimin e grave dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Sesioni përfshu prezantime të dy filmave dhe diskutimi u fokusua në përdorimin e mjeteve mediatike, avantazhet e tyre në zhvillimin e orës së klasës dhe formën më praktike të përgatitjes së udhëzuesve të filmit për këto filma që do të përdoren në klasë.

Muri nga Nikola Polici, një prodhim i DokuFest nga viti 2012 me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, përshkruan historinë e fshatit kosovar Rubovcë, njëzet kilometra në jug të kryeqytetit, Prishtina, ku një mur i ndërtuar dy dekada më parë në një shkollë të vogël fillore akoma i ndan nxënësit e rinj shqiptarë dhe serbë. Mësuesit ranë dakord që filmi të merret me një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë kosovare, përkatësisht atë të konfliktit ndërshtetëror midis etnive shqiptare dhe serbe, luftës psikologjike të vazhdueshme dhe refuzimit për të drejtuar një jetë të integruar si shoqëri, dhe për të shmangur paragjykimet ekzistuese.

Një nga mësimet e menjëhershme që u identifikuan se ku mund të përdoret ky film ishte diversiteti socio-kulturor midis individëve (paragjykime dhe qëndrime) në lëndën e Psikologjisë.

Filmi i dytë, i siguruar nga Fondacioni Danez WHY tregon historinë e Rafea, një nënë beduine e Jordanisë, të cilës i jepet mundësia të studiojë në Kolegjin Barefoot në Indi, dhe të bëhet një inxhiniere solare, e të aftësohet që ta sjellë energjinë elektrike në vendet rurale. Ajo bëhet pjesëmarrëse në programin e kolegjit, i cili mbledh 27 gra nga e gjithë bota. Të gjitha pjesëmarrëset që vijnë nga regjionet e varfëra, janë nëna dhe gjyshe dhe kryesisht analfabetë. Për gjashtë muaj, ato jetojnë në kampus dhe mësojnë rreth komponentëve elektrikë dhe të salldimit. Solar Mamas tregon sesi mësimi për komponentët elektrikë dhe salldimin pa qenë në gjendje të lexoni, shkruani ose kuptoni anglisht është pjesa e lehtë. Më e vështirë për të negociuar është presioni nga burri patriarkal, një beduinë i papunë i cili kërkon që ajo të kthehet në shtëpi.

Ky program mbështetet përmes ‘Network Partners Program’ i financuar nga Prince Claus Fund. ‘

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: