Katalogu i Filmave DokuFest

Katalogu i të gjithë filmave të prodhuar përmes Laboratorit të Prodhimit të Filmit të DokuFest që nga viti 2013. Laboratori i Prodhimit të Filmit është një program trajnues që inkurajon filmbërjen krijuese të dokumentarëve përmes ushtrimeve praktike për tregim vizual, gjersa familjarizon të rinjtë me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. Ky program udhëzon dhe nxit të rinjtë të ndërmarrin veprime dhe të jenë agjentë aktivë për ndryshimet shoqërore përmes tregimit dhe krijimit të filmit.

Eksploroni bazën tonë të të dhënave me mbi 100 filma falas dhe gjeni tituj me burime shoqëruese edukative.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën sime."

Leart Rama, Regjisor